Të gjitha sesionet e bootcamp-it realizohen online përmes aplikacionit Zoom.
Cila është metodologjia e punës?
40% ligjerim / 60% praktikë. Ligjerim, studim individual (i pavarur), punë në grup, kodim live, pair programming, kuize, detyra shtëpie.
Cilat aftësi do t'i përfitoj nga bootcamp-i?
Pas përfundimit të bootcamp-it ju do të jeni në gjendje të kodoni një ueb sajt apo ueb aplikacion nga zero deri në produkt final. Gjithashtu do të pajiseni me aftësi të buta (soft skills) të cilat do të luajnë një rol kyç në karrierën tuaj.
Sa do të zgjasë komplet bootcamp-i, dhe në çfarë periudhe synohet të realizohet?
Bootcamp-i do të zgjasë 200 orë / 5 muaj (ose edhe më shumë se 5 muaj - në varësi se për sa realizohet targeti i 200 orëve).
Sa herë në javë organizohen sesionet?
Tre herë në javë.
Në çfarë orari mbahen ligjeratat?
E hënë, e mërkurë, e premte. Nga ora 18:00 deri në orën 20:30. (Orari mund të ndryshojë në marrëveshje me studentët)
Për çfarë arsye keni bërë përzierje të teknologjive për back-end?
Në mënyrë që studenti të njihet me dy alternativa dhe të bëjë përzgjedhjen e teknologjisë që i pëlqen dhe përshtatet planeve të karrierës.
Sa projekte do të realizohen përgjatë bootcamp-it?
Pas çdo përfundimi të modulit do të realizohet projekt në mënyrë që të zotërohet mirëfilli teknologjia në fjalë. Pas përfundimit të moduleve do të realizohen dy projekte serioze (njëri në PHP/Laravel e tjetri në Python/Django).
Sa kushton, dhe si bëhet pagesa?
200 EUR, pagesa bëhet përmes transaksionit bankarë. Më kontaktoni personalisht për detaje shtesë.
A do të ketë ndonjë lehtësim në raport me pagesën?
Jo! Mirëpo, studentit më të dalluar të bootcamp-it në fund do t'i kthehet komplet shuma e paguar (pra 200 EUR).
A jepet çertifikatë pas përfundimit të bootcamp-it?
Po. Çdo student pajiset me çertifikatë digjitale pas përfundimit të Bootcamp-it.
A punësohem pas përfundimit të bootcamp-it?
Me ndjekjen e mirëfilltë të bootcamp-it ju do të zotëroni njohuri me të cilat do të jeni të përshtatshëm për një pozitë Junior Developer. Ne do të ju promovojmë si në platformat që posedojmë ashtu edhe tek personat që njohim, mirëpo, nuk ju premtojmë punësim të sigurtë.
Modulet
Rrjetet kompjuterike
Interneti
HTTP Protokoli
Ueb shfletuesit
Teknologjitë e ueb-it
Njohja me mjetet e punës, instalimi dhe konfigurimi i tyre
Çka është Version Control
Instalimi dhe konfigurimi
Si krijohet një repository
Krijimi dhe strukturimi i .md skedës
Skeda .gitignore
Si klonohet një repository
Degët (branches)
Shtimi i skedave/skedarëve dhe commit
Ngarkimi (push)
Shkarkimi (pull)
Bashkimi (merge)
Revizionimi
Komanda tjera
Hyrje në HTML5
Struktura e dokumentit
Meta etiketat
Teksti
Listat
Linqet
Imazhet
Tabelat
Format
Puna me audio dhe video
Elementet e reja të HTML5
HTML5 APIs
Hyrje në CSS 3
Teoria e ngjyrave
Modeli i kutisë
Selektorët
Selektorët e atributeve
Stilizimi i tekstit, listave, linqeve, tabelave; dhe formave
Stilizimi i imazheve
Manipulimi i mënyrës së paraqitjes së elementeve
Pozicionimi i elementeve
Tranzicionet dhe animacionet
Flex box
Grid view
Krijimi i pamjeve të adaptueshme (Responsive design)